AKTUALITET, 26 Qershor 2020, 20:14

Yuri Kim viziton Autoritetin e Dosjeve: Varrosja e të vërtetave në errësirë, i kthen në fantazma që përndjekin ndërgjegjen e dikujt

Yuri Kim viziton Autoritetin e Dosjeve: Varrosja e të vërtetave

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, ka vizituar Autoritetin e Dosjeve ku është njohur me histori të persekutimit të të përndjekurve gjatë regjimit komunist në Shqipëri.

Kim pas takimit falënderon pjesëmarrësit që i treguan një pjesë të dhimbshme por të rëndësishme të popullit shqiptar. Më tej ajo shkruan edhe një shprehje, duke thënë se varrosja e të vërtetave në errësirë i kthen ato në fantazma që përndjekin ndërgjegjien e dikujt.

STATUSI I YURI KIM

Varrosja e të vërtetave në errësirë i kthen ato në fantazma që ndjekin ndërgjegjen e dikujt. Faleminderit që treguat një pjesë të dhimbshme, por të rëndësishme të historisë së Flamurit të Shqipërisë.

https://twitter.com/USAmbAlbania/status/1276552669021319171