AKTUALITET, 26 Qershor 2020, 19:59

Aksidentohet gazetarja shqiptare, makina e përplasi sapo doli nga televizioni

Aksidentohet gazetarja shqiptare, makina e përplasi sapo doli nga

Xhumadije Ibrahimi, gazetarja e Tv Klan në Maqedoninë e Veriut, ka mbetur e plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Mediat vendase raportojnë se Ibrahimi është aksidentuar këtë pasdite në afërsi të zyrave të televizionit ku punon.

Në momentin që gazetarja ka dalë jashtë ambienteve të medias për të cilën raporton, është goditur nga një makinë.

Aktualisht ajo ndodhet në Spitalin e Tetovës, jashtë rrezikut për jetën.

Me rekomandim të mjekëve gazetarja është dërguar në Klinikën Neurokirurgjike në Shkup për ekzaminime të mëtejshme, ndërkohë që autoritetet lokale po punojnë oër të gjetur shkakun e aksidentit që plagosi gazetaren.