AKTUALITET, 16 Prill 2021, 21:22

Xhixho apel shqiptarëve: E ardhmja është në dorën tuaj! Nëse doni ndryshimin, zgjidhni ndryshimin!

Xhixho apel shqiptarëve: E ardhmja është në dorën tuaj!
Kandidatja e Lëvizjes Socialiste për Integrim për deputete në Qarkun e Tiranës, Erisa Xhixho shprehet se edhe 9 ditë na ndajnë nga dita e ndryshimit, nga dita kur populli do të vendosë vetë të ardhmen, do të zgjedhë ata që do ta përfaqësojnë në Kuvend për 4 vitet e ardhshme. Nisur nga kjo, Xhixho i bën thirrje shqiptarëve që të votojnë forcën politike që ju ka në qendër të programit dhe vëmendjes dhe jo ata që ju trajtojnë si skllevër, e pastaj janë gati t’u zëvendësojnë me punëtorë edhe nga Bangladeshi. “Edhe 9 ditë na ndajnë nga dita e ndryshimit, nga dita kur populli do të vendosë vetë të ardhmen, do të zgjedhë ata që do ta përfaqësojnë në Kuvend për 4 vitet e ardhshme. Votoni forcën politike që ju ka në qendër të programit dhe vëmendjes dhe jo ata që ju trajtojnë si skllevër, e pastaj janë gati t’u zëvendësojnë me punëtorë edhe nga Bangladeshi. E ardhmja është në dorën tuaj! Nëse doni ndryshimin, zgjidhni ndryshimin! ✅#Voto nr.6 LSI? ✅#Voto nr.2 Erisa Xhixho”, thekson Xhixho në mesazhin e saj.

Edhe 9 ditë na ndajnë nga dita e ndryshimit, nga dita kur populli do të vendosë vetë të ardhmen, do të zgjedhë ata që do...

Posted by Erisa Xhixho on Friday, April 16, 2021