TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, mbajti një konferencë për shtyp në ambientet e ministrisë, pas reagimit të Kryeministrit Edi Rama paradite dhe mbledhjes së Këshillit të Sigurisë të thirrur nga Presidenti Ilir Meta.
Xhafaj: “Shumë kanë folur këto ditë në emër të ligjit dhe moralit, në lidhje me pozicionin tim si ministër i Brendshëm, në lidhje me një vendim në Itali për vëllain tim, Agron Xhafaj . Janë rrekur të më tregojnë ligjin, dhe të më vendi. Shpifësit meritojnë përbuzje dhe jo t’u plotësoj dëshirat.
Si ministër i Brendshëm, jam i akuzuar nga sharlatanë dhe shpifës. Qytetarët kanë të drejtë të dinë se kush është ministri i tyre i Brendshëm. Këtë shpjegim doja ta bëja duke marrë informacionet.
Lidhur me dënimin e vëllait Agron Xhafaj. Siç e dini, që nga viti 2002, kam bërë deklarata publike koherente. Autoritetet italiane e ndaluan atë vetëm një muaj, duke e detyruar të largohet. Vëllai im nuk ju fsheh drejtësinë. Kam qenë asokohe ministër i Turizmit në Qeverinë me Kryeministër Pandeli Majko, edhe pse dhashë dorëheqjen, ai nuk e pranoi.
A është dikush të më tregojë se çfarë kam shkelur si ministër i Brendshëm?
Falsifikimi i Kodit të Procedurës Penale? Është akuza më qesharake që me është bërë. Pika e Nenit 491 është një standard ndërkombëtar, nuk e kemi shpikur ne, por është ‘mot a mot” me standardet evropiane në lidhje me ekstradimin.