AKTUALITET, 16 Gusht 2020, 22:57

Xhaçka: Kakavija e hapur për të mundësuar kalimin e 1000 udhëtarëve të fundit, nga nesër…

Xhaçka: Kakavija e hapur për të mundësuar kalimin e 1000

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, konfirmon lajmin se pika kufitare e Kakavijës do të vijojë punën edhe pas orës 22:00.

Në një mesazh në rrjetet sociale, ministrja thekson se kufiri do të qëndrojë i hapur përtej orarit të punës për të bërë të mundur përfundimin e procedurave për 1000 udhëtarët e fundit.

“Pas komunikimit me autoritet greke dhe gatishmerisë së tyre për të dërguar ekipe mjekësore shtesë, pika e kalimit kufitar në Kakavijë do të qëndrojë e hapur përtej orarit të punës për të bërë të mundur përfundimin e procedurave për 1000 udhëtarët e fundit. Duke nisur nga nesër në mengjes, kalimi në Kakavijë do te kryhet përmes regjimit të ri të masave me kuotat e reja, aplikimin dhe testin negativ të Covid 19”, shkruan Xhaçka.

https://www.facebook.com/xhackaolta/posts/3145044748864557