BALLKAN, 27 Shtator 2021, 22:48

Vuçiç: Ne duhet të luftojmë, në të kundërt nuk do të arrijmë asgjë

Vuçiç: Ne duhet të luftojmë, në të


Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha në një video të postuar në Instagram se ishte e rëndësishme “që të gjithë njerëzit të kuptojnë sa e vështirë është situata, sa të lidhur janë duart tona në Kosovë, por që ne duhet të luftojmë për popullin tonë“.

Në të kundërt ai tha “nëse nuk luftojmë, atëherë kurrë nuk do të jemi në gjendje të arrijmë asgjë” tha Vuçiç.

Faleminderit njerëzve në këto ditë të vështira për mbështetjen e tyre, faleminderit njerëzve tanë në Jarinje dhe Brnjak, Serbia është me ju” tha Vuçiç. Situata në veri të Kosovës është e tensionuar, pasi serbët bllokuan dy pikat kufitare.

Megjithatë me ndërhyrjen e SHBA-BE-së, delegacionet nga Serbia dhe Kosova do të takohen në 29 shtator në Bruksel