TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Asnjë gëzhojë plumbash nuk është gjetur në vendin ku u vra me armë zjarri pasditen e sotme 71 vjeçari Abdullah Budlla.
Ngjarja ndodhi rreth orës 16:45 minuta në zonën e Prezës në rrethinat e Tiranë.
Fakti që ai është qëlluar nga një makina në lëvizje, ngrenë dyshime se gëzhoja kanë rënë brenda mjetit të autorëve të krimit.
Viktima është qëlluar disa herë me plumba duke i shkaktuar vdekjen në vendin e ngjarjes. Budlla u vra fare pranë makinës së tij, të cilën e përdorte edhe si taksi, i pa licencuar.