AKTUALITET, 17 Qershor 2021, 08:35

Temperatura deri në 32°C, parashikimi i motit për sot

Temperatura deri në 32°C, parashikimi i motit për sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot do të nisë i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit e gradualisht në mesditë do të ketë vranësira në zhvillim.

Në mesditë vranësirat do të pasohen nga reshje lokale shiu në formën e shtrëngatave afatshkurtra kryesisht përgjatë zonave malore dhe kodrinore të vendit.

Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare 2-6m/s, e hera- herës përgjatë vijës bregdetare dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave era fiton shpejtësi deri në 10-12m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 3 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C

Shkodër 17/30 Diell re

Kukës 16/29 Diell re shi

Lezhë 19/31 Diell re

Dibër 13/28 Diell re shi

Durrës 18/31 Diell re

Tiranë 19/30 Diell re

Elbasan 19/32 Diell re shi

Berat 14/31 Diell re

Vlorë 15/30 Diell re

Korçë 12/27 Diell re shi

Gjirokastër 14/31 Diell re shi

Sarandë 17/30 Diell re.