TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Arbër Kote ka pranuar krimin e rëndë që ndodhi dje në Durrës, por ka theksuar se e ka ndërmarrë aktin për vetëmbrojtje.
Në pranga përfundoi Arbër Kote, i cili ka thënë në polici se i kishte kërkuar viktimës të lironte rrugën sepse kishte parkuar keq.
“I kërkova të më lironte rrugën sepse kishte parkuar keq, ai reagoi shume ashpër. Me fyeu dhe me qëlloi me grushte.
Për vetëmbrojtje nxora thikën dhe e qëllova pasi me goditi disa herë. Jam penduar që lejova që konflikti të përshkallëzonte, pasi duhet ta kisha toleruar.
Por me fyeu dhe shau shumë keq. Gjithçka ndodhi shumë shpejt. Nuk kisha për qëllim ta vrasja. Thjeshte mendova vetëm të mbrohesha”– mësohet të ketë deklaruar 26 vjeçari i arrestuar./Abc News