TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nëna e 31-vjeçarit, i cili kërcënoi me vetëvrasje, është shprehur për ABC News, se Meta ka ndërmarrë atë veprim, për shkak se nusja e tij së bashku me vajzën është larguar nga shtëpia.
“Nusja i kishte ikur nga shtëpia me vajzën. Për shkak të nuses e merakut të vajzës, djali u bë keq”, është shprehur nëna e 31-vjeçarit.
31-vjeçari, Elton Meta kërcënoi me vetëvrasje me kallashnikov pas një debati me prindërit e gruas dhe bashkëshortes.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës, në Fier, ku Meta u gjendur në kushte të rënduara psikologjike, ka marrë armën tip “kallashnikov” duke kërcënuar me vetëvrasje, brenda banesës tre katëshe.
31-vjeçari pas pesë orësh përpjekje nga RENEA, u vetëdorëzua mëngjesin e sotëm.
Sakaq Elton Meta është prind i një vajze 3-vjeçe.