AKTUALITET, 3 Janar 2018, 12:22

Vrasja e 16 vjeçarit natën e Vitit të Ri, të rinjtë tregojnë breshëritë e armëve në ajër

Vrasja e 16 vjeçarit natën e Vitit të Ri, të rinjtë

Tre kushërinjtë Lika, nga Kurbini pranuan në polici se qëlluan me armë në ajër natën e ndërrimit të viteve. Tre të rinjtë dyshohen se goditën me plumbat e armës së tyre16-vjeçarin Klejdi Gjeta në lagjen Sanxhak.

Gjeta doli në tarracën e shtëpisë së tij mesnatën e ndërrimit të viteve për të parë fishekzjarret, por nuk u kthye më. Familjarët e gjetën të shtrirë në tarracë me një plagë në kokë.

Ekspertiza e policisë doli në përfundimin se Klejdi Gjeta është qëlluar me një plumb në kokë. Dyshohet se plumbi u qëllua nga Alban Lika, 25 vjeç, Ernis Lika, 20 vjeç dhe Arber Lika,18 vjeç. Të tre udhëtuan me makinën e tyre dhe për të festuar kanë qëlluar me armë në ajër.

Por tre kushërinjtë nuk tregojnë se ku e fshehën armën me të cilën qëlluan në breshëri natën e 31 dhjetorit.