AKTUALITET, 3 Prill 2021, 11:16

Luan Rama thirrje socialistëve të zhgënjyer: Unë socialisti më socialist, jo rilindas i krimit

Luan Rama thirrje socialistëve të zhgënjyer: Unë socialisti

Lëvizja Socialiste për Integrim ishte sot në Vlorë për të prezantuar kandidatët për deputetë.

Lista kryesohet nga Luan Rama sekretari i Përgjithshëm i LSI-së i cili i kushtoi një apel të veçantë socialistëve të zhgënjyer.

Rama, u bën thirrje qytetarëve, që ta votojnë atë në zgjedhjet e 25 prillit, duke shtuar se është socialist dhe jo rilindas, i krimit dhe i korrupsionit.

Fjala e plotë:

Votoni LSI që pas 25 prillit të mos ketë dy Vlora: Atë të propagandës dhe atë të qytetarëve. Kur të shkoni të votoni mos harroni sa keni paguar për Covidin dhe ato nuk janë kompesuar asnjë qindarkë. Të kujtojmë çkemi hequr të trajtohemi me të ashtuquajturën shëndetësi falas. Kush voton LSi voton Shqipërinë.

Kam dhe një apel për ata bashkëluftëtarë, bashkëqyterarë, anëtarë të PS, simpatizantë të PS, të cilët kanë sakrifikuar në Vlorë më shumë se kudo tjetër që Shqipëria të bëhej Europiane, që të mos cenohej asnjë pëllëmbe e vendit.

I ftoj socialistët që të shohin listat e partive të tjera, që nëse gjejnë një socialist më socialist se unë le të votojnë atë.

Por socialistët me zemër dhe shpirt shqiptari që e duan Shqipërinë, kanë dhe do të kenë përfaqësues të tyre Luan Ramën, themeluesin e PS, që e për nder dhe sot të quhet socialist e jo Rilindas, i krimit, i mykut.

Ta kthejmë 25 prillin në ditën e madhe të Shqipërisë, shtëpisë tonë.