AKTUALITET, 3 Prill 2021, 10:15

Nis vaksinimi i policëve me vaksinën kineze “Sinovac”

Nis vaksinimi i policëve me vaksinën kineze “Sinovac”

Ka nisur sot në stadiumin Kombëtar “Air Albania” vaksinimi i efektivëve të policisë.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka inspektuar procesin e vaksinimit.

Policia ka 1180 punonjës për t’u vaksinuar, ndërsa Garda e Republikës 1300 efektivë.

Vaksinimi i policëve ka nisur sot dhe në rrethe. Ndërsa ditën e djeshme në drekë nisi vaksinimi i gazetarëve me vaksinën kineze “Sinovac”.