TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Katër autorë të panjohur shpërthyen 3 bankomat në një qendër tregtare në zonën e Perivola, Patras, duke marrë shuma të konsiderueshme parash, raporton zougla.gr
Sipas Policisë, autorët, të cilët ishin të armatosur, mbërritën në qendrën tregtare rreth orës 4:30 të mëngjesit dhe menjëherë nxituan drejt vendit ku ndodheshin bankomatët. Ata më pas hodhën në erë bankomatët, morën paratë dhe u larguan me një makinë. Qendra tregtare pësoi dëme si pasojë e shpërthimeve.
Policia ka nisur menjëherë hetimet. Ata morën dëshminë e një personi që ndodhej në qendrën tregtare në momentin e shpërthimit, ndërkohë po analizojnë të dhënat që kanë marrë nga kamerat e sigurisë.