AKTUALITET, 5 Shtator 2020, 10:20

Pjesë e grupit që kryente martesa mes të rinjve për t’i çuar luftëtarë për ISIS, kush është Lubjana Gjeçaj

Pjesë e grupit që kryente martesa mes të rinjve për


Lubjana Gjeçaj, 43-vjeçarja që u arrestua në Tiranë është një emër i njohur për drejtësinë italiane që nga viti 2015.

Policia e Shtetit njoftoi se ajo u arrestua me qëllim ekstradimin në Itali, pasi është dënuar me 3 vite burg, për pjesëmarrje në organizatë terroriste.

Mediat italiane kanë shkruar jo pak për 43-vjeçaren shqiptare. Ajo njihet në shtetin italian si rekrutuese xhihadiste.

Lubjana Gjeçaj është e ema e Aldo Kobuzit shqiptarit që u martua me një italiane për ta kthyer atë në italianen e parë xhihadiste në vendin fqinj.

Lubjana Gjeçaj u njoh me Maria Giulia Sergio dhe e prezantoi atë me djalin e saj. Autoritetet italiane deklaruan asokohe  se Lubjana është rekrutuese e Shtetit Islamik. Detyra e saj ishte të mbante një forum të propagandës në Internet që synonte futjen e grave në Kalifat.

Ajo bënte martesa mes të rinjve me qëllim, për t’i dërguar ata në Siri.