AKTUALITET, 13 Gusht 2021, 14:26

100 litra shi për metër katror, parashikimi apokaliptik në Turqi

100 litra shi për metër katror, parashikimi apokaliptik në Turqi
Reshjet e dendura kanë shkaktuar 27 të vdekur deri më tani në Turqi, ndërsa dëmet materiale janë të pallogaritshme. Përmbytjet përfshinë zonën e Detit të Zi duke goditur qytetet e Kastamonusë, Sinopit dhe Bartinit. Situata duket e rëndë, ndërsa mijëra punonjës të institucioneve lokale dhe qendrore janë angazhuar për të mbrojtur jetët dhe pasurinë e banorëve të zonës. Zonat e prekura nga përmbytja nuk janë duke u favorizuar edhe nga moti pasi Instituti Meterologjik i Ankarasë parashikon reshje deri në 100 litra për metër katror në këtë zonë gjatë natës së sotme dhe ditës së nesërme sipas mediave turke. Zonat që rrezikojnë shumë nga reshjet e dendura sipas autoriteteve janë Rize, Giresun dhe Trabzoni, të cilat bëjnë pjesë në bregun turk të Detit të Zi.