AKTUALITET, 29 Qershor 2020, 11:19

Koronavirusi, 2,466 të infektuar në total, 970 persona mbeten ende të sëmurë

Koronavirusi, 2,466 të infektuar në total, 970 persona mbeten ende

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 64 raste të reja me koronavirus.

Kështu, numri total i të infektuarve në vend rritet në 2,466. Ministria e Shëndetësisë në vend njoftoi se brenda ditës kanë humbur jetën dy persona ndërsa janë regjistruar edhe 54 të shëruar.

Siç duhet nga të shifrat e raportuara dita ditës, ritmi i shtimit të numrit të të infektuarve është më i lartë se ai i të shëruarve.

Kjo bën që të rriten edhe rastet aktive. Sipas asaj që raporton Ministria e Shëndetësisë, raste aktive aktualisht në vendin tonë janë 970. Shtatë raste më shumë krahasuar me një ditë më parë kur numëroheshin 963 të tilla.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 358

Durrës 198

Shkodër 155

Vlorë 100

Fier 47

Lezhë 39

Korçë 28

Kukës 18

Elbasan 13

Gjirokastër 7

Berat 6

Dibër 1

Po ashtu, raportohet se në 24 orët e fundit janë shëruar 54 qytetarë, duke e çuar në 1,438 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.