TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Të tjera dalin në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi dje kryeqytetin, ku një makinë u hodh në erë me një shpërthim eksplozivi dhe për pasojë u plagos Preng Gjini.
Gazetari i ‘News24’ Elidon Ndreka ka udhëtuar në qytetin e Rrëshenit, atje ku jetojnë prindërit e 51-vjeçarit, shënjestra e atentatit.
Nga informacionet e marra, në banese jetojnë vetëm prindërit e Preng Gjinit, të cilët aktualisht kanë ikur në Tiranë.
Sipas informacioneve, 51-vjeçari që pas vrasjes së vëllait në 2019 kishte bërë dokumentet dhe kishte dërguar bashkëshorten dhe dy fëmijët në Amerikë.
Nga ana e policisë janë kryer kontrolle të shumta në banesat e të dyshuarve, si dhe janë shoqëruar në komisariat disa persona të familjes Reçi.
Nderka ka siguruar pamje nga jashtë banesës së prindërve të Gjinit, ndërsa aty nuk ka asnjë njeri.