AKTUALITET, 23 Janar 2020, 12:34

VIDEO/ Shënoi gol me dorë, Mbappe 'tallet' me vetveten në Twitter

VIDEO/ Shënoi gol me dorë, Mbappe 'tallet' me vetveten


Kylian Mbappe arriti të siguronte finalen e Ligës në Francë pasi ekipi i PSG mposhti në transfertë Reims me rezultatin 0-3.

Përtej fitores së klubit parizien ajo që ra në sy ishte një veprim i Mbappes. Sulmuesi francez gjatë një rrëmuje në zonë tentoi ta arrijë topin, ndërkohë që rrëzohet nga mbrojtësi i Reims Axel Diassi.

Pa hezituar, 21-vjeçari përdor krahun për ta dërguan topin në portën e boshatisur.

Lojtarët e Reims me të drejtë protestuan dhe gjyqtari Mikel Lesage, anuloi menjëherë golin dhe e ndëshkoi Mbappen me karton të verdhë për sjellje të palejuar.

Megjithatë, sulmuesi i PSG-së e pa anën qesharake të këtij incidenti dhe e shpërndau një video në llogarinë e tij në Twitter, të cilën e shoqëroi me disa emoj që simbolizojnë të qeshurën.