SPORT, 19 Korrik 2020, 10:12

Video/ Po bën xhiro në rrjet, Guardiola flet me karrigen gjatë takimit Arsenal–City

Video/ Po bën xhiro në rrjet, Guardiola flet me karrigen gjatë


Pep Guardiola ka bërë një veprim qesharak në përballjen e Manchester Cityt ndaj Arsenalit në FA Cup, e cila u luajt mbrëmjen e djeshme.

Citizens ishin duke humbur 1-0 në gjysmëfinale të garës së dytë më të madhe në Angli, derisa trajneri spanjoll kishte nevojë të komunikonte me asistentin e tij.

Por, Guardiola nuk e ka parë që karrigia e tij ishte bosh, dhe asisteti kishte lëvizur prej aty.

Në momentin që spanjolli e pa se askush nuk ishte i ulur afër tij, ai e vazhdoi bisedën vetëm me karrigen, për të krijuar kështu një situatë qesharake. Kjo video e tij është shpërndarë masivisht në rrjetet sociale.

Manchester City humbi 2-0 në udhëtim te Arsenali, me këta të fundit që kaluan në finale të FA Cup fal dy golave të Pierre-Emerick Aubameyang.

[video width="640" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2020/07/5rvmPF58oVYbwLZYlWq8_19_ea70b43bc2a53bdf3c74f13cb3a761f1_video_360p_converted-Copy.mp4"][/video]