SPORT, 18 Korrik 2020, 23:11

Acarimi i Lionel Messit me Barcelonën, Dani Alves tregon arsyet

Acarimi i Lionel Messit me Barcelonën, Dani Alves tregon arsyet

Kush më mirë se Dani Alves e njeh Lionel Messin? Për shumë vite, dy futbollistët kanë luajtur së bashku në krahun e djathtë të Barcelonës, duke u bërë një ndër dyshet më të mira në fushat e blerta.

Gjithashtu, Alves dhe Messi janë dhe shumë miq jashtë fushave, si dhe kanë provuar shpeshherë të luajnë si kundërshtarë, si me kombëtaret e tyre, ashtu dhe kur Alves u transferua te Juventus e PSG.

Messi ka disa probleme te Barcelona dhe është shumë i acaruar me mënyrën si po drejtohet klubi nga presidenca. Për Catalunya Radio, Dani Alves tregoi pse Messi po vuan në Katalonjë: “Gjithmonë do ta them se Messi është pjata kryesore nëse ka ingredientët e duhura.

Tani, kam përshtypjen se ai po bën gjithçka për të qenë pjata kryesore, por ingredientët po mungojnë. Fundja, njeri është edhe ai si të gjithë të tjerët”.

https://twitter.com/goal/status/1284506455299837952?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1284506455299837952%7Ctwgr%5E&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Facarimi-i-lionel-messit-me-barcelonen-dani-alves-tregon-arsyet%2F