AKTUALITET, 26 Maj 2019, 14:30

VIDEO/ Mori pjesë në protestën e djeshme, tatimorët i bllokojnë pikën e karburantit biznesmenit

VIDEO/ Mori pjesë në protestën e djeshme, tatimorët i


Partia Demokratike, dega Elbasan ka denoncuar një rast ku një pronari të një pike që shet karburant i është bllokuar biznesi pasi sipas saj ka marrë pjesë në protestën e djeshme të opozitës.

PD shprehet se kjo është një masë që merret ndaj qytetarëve dhe bizneseve  për arsyen se mbështesin këtë parti politike. Zyrtarë të PD-së në Elbasan janë shprehur se, dita e djeshme më herët filloi me ndalimin e të rinjve duke u bërë presion që të mos merrnin pjesë në protesta, ndryshe do të viheshin para ligjit, por kjo nuk e pengoi sipas tyre revanshin e popullit të Elbasanit që të merrte pjesë në protestën e 25 Majit.

Reagimi i PD Elbasan:

Por urdhrat politikë të kryesuesit të PS-së për Qarkun Elbasanit Taulant Balla nuk janë ndalur vetëm tek qytetarët dhe mbështetësit e PD, por edhe ndaj bizneseve me bindje politike të djathtë.

Një grup i Hetimit –Tatimorë nga Tirana në mënyrë të befasishme me urdhër politik, kanë bllokuar një nga karburantet “energy blu” të një biznesmeni me bindje të djathtë.

Edhe pse nuk gjetën asnjë problematikë, këtë e tregon edhe procesverbali që nuk ka asnjë shkelje ligjore, ata i kanë vënë shiritin deri në një urdhër të dytë politikë.

Partia demokratike i bën thirrje nëpunësve si ato policore por edhe të organit Tatimor, të mos bëhen vegla qorre të këtij pushteti që dhunon qytetarët e vet.