AKTUALITET, 1 Qershor 2021, 22:09

U qëllua me armë në qendër të Tepelenës, ndërron jetë 54-vjeçari

U qëllua me armë në qendër të Tepelenës,

Ka ndërruar jetë 54-vjeçari që u qëllua me armë zjarri sot në Tepelenë.

Mësohet se Çajup Selimi nuk ka mundur që t’i shpëtojë plagëve të marra.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 21:15 në qytetin Tepelenës, në lagjen “15 Shtatori”, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi Ç.S., rreth 45 vjeç, i cili ka humbur jetën në Spitalin Rajonal Gjirokastër si pasojë e plagëve të marra.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe Forcat Shqiponja të DVP Gjirokastër kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit Tepelenë. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.