TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një djalë i ri shqiptar ka përjetuar një eksperiencë jo fort të hijshme teksa po përpiqej të tregonte talentin e tij dhe të bëhej i famshëm. Bëhet fjalë për të riun, Ramadan Pireva nga Prishtina.
Djali shkon në emisionin e ndjekur në Kosovë, ‘Talent Show’, ku njerëzit tregojnë aftësitë e tyre të veçanta. Ramadani prezantohet dhe shprehet se ka ardhur për modeling.
Në këtë moment fytyra e tre personave që ndodhen në juri ndryshon krejtësisht, mesa duket pamja e Ramadanit nuk u la përshtypje të mirë. Megjithatë ata i thonë: “Suksese, skena për ty!”
Djali mbaron sfilatën, që vetëm sfilatë nuk ishte dhe pret mendimin e tre profesionistëve në panel. E para ishte vajza: Ramadan, ke ardh vetë, apo t’ka pru njeri mezor?
I turpëruar Ramadani nuk flet por pret edhe mendimin e dy juristëve të tjerë, që pajtohen me fjalët e vajzës. Videoja e Ramadanit është shpërndarë në rrjetet sociale nga faqe të ndryshme humori dhe është bërë shënjestër për ‘gallatë’.
https://www.facebook.com/tevdesesh/videos/10155940244916339/?t=3