TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Në këngën e nominuar për Grammy në vitin 1995 “One of Us”, këngëtarja Joan Osborne bëri një pyetje mijëravjeçare: Nëse Zoti do të kishte një fytyrë, si do të ishte ajo?
Tani, falë një ekipi psikologësh në Universitetin e Karolinës së Veriut, ne mund të kemi një përgjigje: Për shumicën e të krishterëve ai është një burrë i ri, i bardhë.
“Nga Michelangelo deri tek Monty Python, ilustrimet popullore vazhdimisht e kanë treguar një burrë kaukazian me mjekër të bardhë”, – shkruajnë hulumtuesit në studimin e tyre.
Psikologët pyetën 511 amerikanë, prej tyre 330 burra dhe 181 gra, 26% afroamerikanë dhe 74% të bardhë. Ata panë qindra fytyra, por shumica zgjodhi një version shumë më të ri dhe më miqësor të “Të Plotfuqishmit”.
“Këto rezultate ndihmojnë pikturimin e idësë se njerëzve mbi Zotin, i cili mund të mos i ngjajë pamjes së shkrimeve të shenjta ose historike. Fytyra e “Zotit modern amerikan” u duk më e këndshme sesa Perëndia e Kishës Sistine ndoshta duke reflektuar ide të ndryshme kulturore nga shekulli i 16-të deri sot” – thuhet në studim i cili thekson se gjithsesi Zoti parafytyrohet me ngjyrë të bardhë.
“Njerëzit kanë tendencë të besojnë në një Perëndi që duket si ata”, – tha për NBC Neës, profesori Kurt Gray, autor i studimit që shtoi se: “Shumica e njerëzve që morën pjesë ishin meshkuj dhe të bardhë”.
Ajo që habiti kërkuesit, ishte se edhe shumica e grave mendonin se “I Plotfuqishmi” ishte mashkull dhe “madje edhe shumë amerikanë me ngjyrë e panë Perëndinë si të bardhë … dhe me sy vezullues”,– tha Gray.
“Unë mendoj se kjo është për shkak se për mijëvjeçarë të krishterët janë udhëhequr ta mendojnë Perëndinë si mashkull të bardhë. Tani po ndryshon pak, por hierarkitë e kishave janë ende kryesisht meshkuj dhe kryesisht të bardhë. Në Kishën Katolike, për shembull, Papa është mashkull dhe priftërinjtë janë ende vetëm meshkuj” – tha Gray.