BOTA, 21 Shkurt 2018, 13:01

‘Largohuni urgjent’, avionët turq ndjekin ministrin grek, ja momenti i ‘përplasjes’ /VIDEO

Pa u shuar ende zhurma e tesnioneve të vazhdueshme me tone të larta së fundi mes Greqisë dhe Turqisë, deri në kërcënime të hapura mes palëve, shënohet incidenti i radhës në ajër.

Mediat greke raportojnë se këtë radhë avionët turq kanë ndjekur në ajër avionin me të cilin lëvizte ministri grek, Panagiotis Kouroumblis, që ka nën kontroll rindërtimin administrativ, detet e ishujt.

 

Sipas stacionit televiziv Alpha, helikopteri me ministrin brenda po fluturonte nga ishulli Megisti për në Strongyli.

Ne kete moment kane marrje thirrje nga nje avion turk: “Largohu menjëherë! Ju po fluturoni në hapësirën ajrore turke”.

Ekuipazhi injoroi sfidën turke dhe helikopteri grek u ul normalisht në Strongyli. Pothuajse në të njëjtën kohë, turqit dërguan fluturues F-16 dhe avionë luftarakë në Egjeun juglindor.

Menjëherë, luftëtarët grekë nga Kastelli i Kretës u gjetën në ajër.

 

greqi