LIFESTYLE, 25 Shtator 2020, 15:12

Video/ Gruaja thyen shishet e verës në supermarket, pasi i kërkuan të zbatonte masat anti Covid-19

Video/ Gruaja thyen shishet e verës në supermarket, pasi i

Mbretëri e Bashkuar -

Një grua është filmuar duke thyer disa shishe verë në një supermarket ne Surrey të Anglisë, pasi stafi i supermarketit, i kërkoi të zbatonte rregullat kundër Covid-19.

Videoja tregon një kliente të nervozuar duke i bertitur punonjësve të supermarketit dhe duke hedhur disa produkte në dysheme dhe më vonë duke hedhur disa shishe vere nga rafti.

Një punonjëse e dyqanit tha se ajo u afrua me shpejtësi drejt barrierave plastike, që ndanin klientët nga punonjësit dhe nisi t'a godasë. Më pas u drejtua drejt raftit të pijeve alkoolike dhe rrëzoi disa shishe në tokë. Më pas, u drejtua drejt një shporte me qumësht dhe vezë dhe e hodhi me forcë në ajër para se të largohej nga dyqani.

Gruaja 41 vjecare u arrestua me tre akuza për prishje të rendit dhe dëme materiale

VIDEO: