LIFESTYLE, 25 Shtator 2020, 13:50

Çfarë po “thurin”? Dhurata Dora bëhet sërish bashkë me Soolking


Këngëtarja e njohur Dhurata Dora ka në karrierën e saj shumë hite, mes të cilave disa janë bashkëpunime me artistë të njohur.

Kur jemi tek duetet, vlen të theksohet projekti “Zemër” në duet me Soolking, i cili është pritur shumë mirë edhe jashtë trojeve shqiptare.

Në postimet e fundit në Instagram, Dhurata shihet krah Soolking, gjatë vizitës në Paris.

Në këtë mënyrë, fansat e dyshes aludojnë në një tjetër bashkëpunim mes tyre, por një gjë të tillë pritet ta konfirmojë Dhurata ose Soolking.

Kujtojmë se “Fajet” titullohet projekti i fundit muzikor nga Dhurata Dora, të cilin e solli në bashkëpunim me Azet.