LIFESTYLE, 24 Shtator 2020, 12:07

Ledri Vula bashkë me Stresin në Prishtinë, kjo është arsyeja


Ledri Vula dhe Stresi janë padyshim ndër artistët më të dashur për publikun shqiptar.

Ata kanë ndarë së fundmi në rrjete sociale foto ku shfaqen krah njëri-tjetrit në Prishtinë, duke shtuar dyshimet se kanë bashkuar forcat për një bashkëpunim.

Megjithatë, ata nuk kanë zbuluar asnjë detaj se çfarë i ka bërë bashkë, dhe nuk dihet nëse ata janë takuar miqësisht apo po punojnë për të sjellë një duet së bashku.

Vera ka qenë e suksesshme për të dy artistët. Ledri bashkoi forcat me Capital T për të sjellë “DMP” që u prit mjaft mirë nga publiku, ndërkohë që Stresi solli këngën “Gazi n’fund” së bashku me Finem.

Ndërkohë, pritet që ditë e sotme të publikojë një tjetër duet me Morena Tarakun. Dyshja po bashkëpunon sërish pas shumë vitesh, pas suksesit të këngës së parë për të sjellë “Bad Girl”.