AKTUALITET, 11 Janar 2021, 19:31

Vendoset data e negociatave Greqi-Turqi, ku do të takohen palët

Vendoset data e negociatave Greqi-Turqi, ku do të takohen palët

Ministria e Jashtme e Greqisë ka njoftuar pak më parë se negociatat mes Turqisë dhe atyre do të rifillojnë më datë 25 janar, raporton abcnews.al.

Mediat greke raportojnë se bëhet fjalë për raundin e 61 të negociatave dhe ato nuk do të mbahen në Tiranë siç u shpreh kreu i ministrisë së Jashtme turke që do të ishte i gatshëm të merrte pjesë, por në Stamboll.

Më herët, mediat turke raportuan se kreu i diplomacisë turke Mevlut Çaushoglu i bëri thirrje palës greke që të negocionin.

Çaushoglu kishte sugjeruar Tiranën si vendin ku mund të takoheshin me grekët nisur edhe nga sugjerimi i kryeministrit Rama.