AKTUALITET, 11 Janar 2021, 18:35

Vëzhgimi/ Shqipëria nën ujë ,mijëra hektarë tokë të përmbytura. Pamje nga zonat më problematike


Reshjet e dendura të ditëve të fundit, kanë përmbytur një pjesë të madhe të vendit, ku situata më problematike paraqitet në qarkun e Shkodrës, veçanërisht në fshatin Obot. Siç shihet edhe në videon e mëposhtme, Oboti gjendet nën pushtetin e ujit.

Në pamje shihet se niveli i ujit ka izoluar shtëpitë në këtë zonë.

VIDEO:

 

Një tjetër zonë e prekur nga shirat e ditëve të fundit në Shkodër është edhe fshati Dajç.

Raporti i publikuar për qarkun e Shkodërës, data 11 janar

Hidrometri në Dajç në orën 14.30, shënon kuotën 6.42m.(Kuota max 6.30 m)

Hidrometri i Liqenit të Shkodrës në orën 14.30,shënon kuotën 8.60 m.(Kuota max 8.70 m)

Hidrometri i lumit Drin në orën 14.30,shënon kuotën 7.07m. (Kuota max 7.50 m)

Bashkia Shkodër

Siperfaqe totale e përmbytur 1863 Ha

Tokë e pakultivuar 536 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 1145 Ha

Grurë 95 Ha

Bimë dekorative 80 Ha

Pemtore 7 Ha

Nj.A. Ana Malit

Vazhdon të jetë e bllokuar rruga për në Obot për mjetet e ulëta. Rruga e Obotit është e kalushme vetëm me mjete të larta. Niveli i ujit mbi rrugë arrin mbi 80cm.

Ujesjellesi Oblika 1 si pasojë e përmbytjeve është jashtë funksionit.

UKSH ka furnizuar me uje te pijshëm banore të fshatit Oblikë.

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 960 Ha, kryesisht në fshatrat Obot, Muriqan,Oblikë

Tokë e pakultivuar 210 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 705 Ha

Grurë 40 Ha

Pemtore 5 Ha

Janë shpërndarë në Obot 140 koli ujë, nga 9 litra kolia, për 70 familje.

Nj.A Dajç

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 760 Ha, kryesisht në zonën e quajtur “Këneta e Dajçit” (fshatrat Dajç,Mushan,Shirq,Suka-Dajç,Pentar), nga të cilat :

Tokë e pakultivuar 275 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 350Ha

Bimë dekorative 80 Ha

Grurë 55 Ha

UKSH ka furnizuar me uje të pijshëm banore të fshatit Oblikë.

Për shkak të rritjes së nivelit të ujit është bllokuar segmenti në vendin e quajtur Urrelat që lidh fshatërat Shirq me Darragjat .

Nj. A. Guri Zi

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 3 Ha, kryesisht në fshatin Rrenc.

Tokë e pakultivuar 3 Ha

Vazhdon gerryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Mali i Vukatanit, fshati Ganjollë.

Nj.A. Velipojë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 60 Ha, kryesisht në fshatrat Ças,Reç (këneta Reçit),Baks i Ri.

Tokë e pakultivuar 15 Ha

Foragjere të dyta, jonxhë 45 Ha

Ka shkarje dherash në rrugën Baks –Rrjoll. Bashkia Shkodër po punon një fadromë për pastrimin.

Nj.A.Bërdicë

Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 70 Ha, kryesisht në fshatin Trush (fusha e Stomes), e Bërdicë e Madhe

Tokë e pakultivuar 30 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 40 Ha

Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Drin në vendin e quajtur Harku i Bërdicës, fshati Bërdicë e Sipërme.

Nj.A.Rrethinat

1.Sipërfaqja e tokës bujqësore e përmbytur vlerësohet në 10 Ha, në fshati Zyes

Tokë e pakultivuar 3 Ha

Foragjere të dyta, jonxhe 5 Ha

Pemtore 2 Ha

2.Vazhdon gërryerja e tokës bujqësore nga lumi Kir në vendin e quajtur Bardhaj, fshati Bardhaj.

Gjithashtu ka rritje të nivelit të ujit nga Liqeni i Shkodrës, në zonën e Livadeve dhe Dobraç. 

Gjithashtu situatë mjaft problematike paraqitet edhe në Qarkun e Lezhës . Deri më tani janë .4050 ha tokë bujqësore që ndodhen nën ujë dhe  30 familje  janë të evakuuara.

Situata në qarkun Lezhë: 

-Në shkallë qarku gjatë ditës nuk kemi reshje.

-Nga informacionet e ardhura nga shtabet e MC në bashkitë, kemi:

-Sasia e rreshjeve të rëna gjatë 24 orëve është rreth 40 mm.

-kemi 30 familje te evakuara, konkretisht: 27 në bashkinë Lezhë dhe 3 në bashkinë Kurbin;

-kemi të permbytur 4050 ha tokë bujqësore dhe konkretisht:

-në bashkinë Lezhë 3600 ha, nga keto në Zadrim 1800 ha, ish këneta e Torovicës 1100 ha dhe në Bregun e Mates 700 ha tokë bujqësore.

-në bashkinë Kurbini 450 ha takë bujqësore.

-hidrovorët punojne me kapacitet të plote dhe furrnizohen normalisht me energji elektrike. Në hidrovorin Balldre kemi një pompë me difekt, po punohet për riparimin e saj.

-rezervuarët jnë në monitorim të vazhdueshem dhe vazhdon shkarkimi i tyre;

-gjendja e akseve rrugore eshte pa probleme. Nga bashkite vazhdon puna per pastrimin nga inertet dhe largimit te dherave ne disa segmente nga reshqitja e tokes.

-furnizimi me ujë dhe me energji elektrike eshte pa probleme;

-në mbeshtetje të bashkisë Lezhë kemi 10 forca dhe 2 makina të repartit ushtarak Vau i Dejes.

-Hidrocentralit Ulez-Shkopet, shkarkon 400 m3/sek.

-Shtabet emergjencave dhe strukturat përkatese, janë në gatishmeri maksimale, për menaxhimin dhe ndërhyrjet imediate të situatës shkaktuar nga rreshjet e shirave.

Niveli i ujrave në lumenj dhe hidrovore në qarkun Lezhë

-Lumi Drin është 2 m, (nga kuata 2m kritike);

-Lumi Gjadër është 6 m, (nga kuata 8.5m kritike);

-Lumi Mat është 3m, (nga kuata 4 m kritike);

– në hidrovorin Balldre, është -1.00 m( nga -1.5 m kuote kritike),

– në hidrovorin Ishull Shengjin, është -0.4 m(nga -0.5 m kuote kritike),

– në hidrovrin Tale, është 0.00 m (nga -1.00 kuote kritike),

– në hidrovorin Shllinza, është -0.4 m( 0.00 m kuote kritike),

– në hidrovorin Droje, është 0.00 m ( nga 0.00 m kuote kritike).

Reshjet e dendura te shiut nuk kane kursyer as Urën e Zogut në Milot e cila është monument kulture.

Nga prurjet e shumta të lumit të Matit, trasea e urës ka pësuar plasaritje dhe ka humbur rreth dy metra.

Monumenti rrezikon te shembet plotësisht, teksa alarmi për këtë situate është dhënë prej kohesh, pasi këmbët janë gërryer nga shfrytëzimi pa kriter i lumit.

Edhe qarku i Durrësit është në një situatë mjaft problematike, ku në Sukth janë qindra hektarë tokë nën ujë .

Presidenti I Republikës Ilir Meta ka zbritur sot në terren dhe u ndal pikërisht në Sukth .Meta apeloi për menaxhimin e situatës ,pasi situata nuk është aspak e favorëshme. Kreu i shtetit  e quan të papranueshëm faktin se këto familje “po vuajnë prej ditësh mungesën e ujit të pijshëm dhe rezervave ushqimore, për shkak se asnjë autoritet shtetëror nuk i ka paralajmëruar në kohë për të marrë masat e nevojshme”.

Siç shkruan në postimin e tij në rrjetet sociale, duke publikuar dhe fotot pranë banorëve, Presidenti Meta thotë se “është emergjente menaxhimi më i mirë i situatës, duke patur prioritet absolut mbrojtjen e shëndetit, jetës dhe pronave të qytetarëve të rrezikuar, të cilëve duhet t’u garantohen ushqime, ujë të pijshëm dhe medikamente mjekësore”.

“Është e trishtë dhe e papranueshme për Shqipërinë e vitit 2021 kur dëgjon nga goja e kuksianëve të vendosur në Vadardhë, se janë të detyruar të shesin bagëtitë për të investuar privatisht në ngritjen e argjinaturave për t’u mbrojtur nga përmbytjet”, shkruan më tej Meta.

Edhe  kryedemokrati Lulzim Basha ishte sot në Sukth, ku pa nga afër gjendjen e familjeve të përmbytura si pasojë e reshjeve të dendura të ditëve të fundit.

Në bisedat me banorët e zonës, Basha tha se shqiptarëve i duhet një qeveri që të mendojë për njerëzit e jo për veten e saj.

Video:

Situatë problematike shfaqet edhe në Qarkun e Elbasanit, por edhe në jug të vendit ku nga shirat janë prishur madje disa rrugë sic është rasti i rrugës Borsh –Sarandë .

/TPZ.AL/