TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
E pazakontë në Kosovë. Në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare, gjatë ditës së sotme është ndalur energjia elektrike teksa mjekët ishin në mes të një operacioni.
Ata kanë përfunduar ndërhyrjen kirurgjikale me ndihmën e dritës së telefonit.
Ortopedi në këtë klinikë, Sami Delijaj, ka treguar për Express se incidenti ndodhi sot rreth orës 09:30. Ai ka treguar se bashkë me kolegët e tjerë kanë vazhduar operacionin, i cili ka rezultuar me sukses.