TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

25 protestuesit, që u shoqëruan një ditë më parë në komisariat gjatë tensioneve në tubimin e djeshëm përpara Parlamentit, janë liruar dhe janë proceduar në gjendje të lirë.
Protesta e djeshme ishte në ditën e 110 të saj, dhe nisi fillimisht pranë Kuvendit, aty ku u mbajt edhe seanca plenare.
Në disa momente gjatë protestës, kishte edhe tensione dhe përpjekje nga qytetarët për të thyer kordonin policor.
Disa prej tyre rrëzuan disa kazanë mbeturinash në rrugë në afërsi të selisë së Partisë Demokratike në shenjë revolte.