AKTUALITET, 18 September 2026, 09:26

Hetimi/ Bllokimi i pagave të magjistratëve, SPAK merr në pyetje drejtoreshën e Thesarit, Elmira Peto

SPAK ka marrë në pyetje drejtoreshën e Thesarit, Elmira Peto. Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta të gazetares Anila Hoxha.

Aktualisht Peto gjendet brenda në Prokurorinë e Posaçme, sepse i është kërkuar nga prokurori i çështjes të sjellë praktikën shkresore rreth bllokimit të pagave. Peto po pyetet si deklaruese.

Sipas procedimit numër 100, bllokimi i pagave po hetohet për akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe pengim i ekzekutimit të një vendimi gjykate, siç është vendimi i muajit shkurt 2026 i Gjykatës Kushtetuese.