TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Nga Arben Beqiri
A do t'ja dalim?
Kete pyetje ma bejne keto dite shume miq , te aferm, paciente te shqetesuar nga lajmet e perditshme, mbi pandemine nga covid 19
Me keqardhje konstatoj, qe rruget e Tiranes jane te mbushura dhe vetem ndonje maske tek tuk, te kujton qe nuk eshte dite e zakonshme pushimi!
Nuk ka te ngjare, qe ne ta kalojme kete situate me lehte se vendet e tjera, por duke qene pak me te vonuar ne prekjen nga kjo pandemi, kemi mundesi te mesojme shume nga eksperienca e te tjereve.
Nuk ekzistojne as veprime, masa, apo buxhete magjike, qe te mund te zgjidhim situaten.
Por ekzistojne te gjitha premisat, qe perhapja e ketij infeksioni, teper ngjites, te kufizohet ne maksimum! Nuk duhet te lejojme, qe per cdo dy paciente, qe dalin nga terapia intensive, 5 te rinj te shtrohen ne terapine intensive. Kjo do te bllokonte plotesisht sistemin shendetsor.
Mjeket dhe infermieret po punojne dhe do vazhdojne te punojne pa u lodhur, per tu ardhur ne ndihme te semureve. Me kenaqesi konstatoj qe vleresimi per ta sot eshte ne maksimum. Shpresoj qe te mos harroni dhe qe kjo te vazhdoje edhe pas kesaj pandemie.
A do t'ja dalim? Sigurisht qe PO!
Me nje kusht, askush te mos takoje askend per disa dite, me e mira dy jave! E beni dot kete te dashur qytetare? Qendroni dot ne shtepite tuaja duke evituar cdo kontakt me persona te tjere? Do t'i benit nje sherbim gjigand familjes dhe atdheut tuaj!
VETEIZOLOHUNI!
E keni ju ne dore.