LIFESTYLE, 9 Korrik 2018, 12:49

‘Vdekja goditi familjen tonë’, reagimi i prezantueses së njohur pasi shqiptarët i qëlluan të birin me thikë

‘Vdekja goditi familjen tonë’, reagimi i prezantueses së

“Di vetëm se vdekja me kosën e saj të përgjakshme goditi familjen tonë, një familje e madhe (me gjithë problemet e saj), por e lumtur dhe me njerëz të mirë dhe që nga sot ka gjetur një urë të re, një rrugë të re për të qëndruar të bashkuar dhe ta jetojmë jetën. Një jetë e re me ngjyra të reja”. Kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale prezantuesja e njohur italiane Simona Ventura, pasi djali i saj Niccolò Bettarini, u qëllua me thikë orët e para të së dielës së 2 javëve me parë para diskotekës “Old Fashion” në Milano.

Tashmë, raportohet se Niccolò Bettarini ka dalë nga spitali dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Dy shqiptarë dhe dy italianë u arrestuan lidhur me agresionin e Bettarinit, djalit të Simonës me ish futbollistin Stefano Bettarini. Pas arrestimit, gjykata vendosi ti lënë në burg të katërt. Albano Jakej 23 vjeç dhe Andi Arapi 29 vjeç janë shqiptarët e arrestuar sipas mediave italiane.

PANORAMA