BALLKAN, 1 Gusht 2021, 20:27

Vatrat e zjarreve në jug të Turqisë, shkon në 8 numri i viktimave, evakuohen dhjetëra qytetarë e turistë (VIDEO)

Vatrat e zjarreve në jug të Turqisë, shkon në 8 numri i


Vatrat e zjarreve në bregdetin e jugut të Turqisë janë ende aktive.

Autoritetet thonë se ndodhen në terren për të “neutralizuar” flakët, ndërsa shtuan se për fat të keq, 8 persona kanë ndërruar jetë, ndërsa dhjetëra të tjerë ndodhen në spital për trajtim mjekësor. Qindra banorë e turistë të zonës janë evakuuar dhe vendosur në hotele.

Qyteti turistik i Bodrumit, është një nga më të prekurit nga zjarret. Edhe aty turistët janë evakuuar me anije ndërsa tymi e flakë të shumta mbuluan qiellin.

Për fat të mirë, vatrat e flakëve në Bodrum dhe rrethinat e saj është vendosur në kontroll.

Ndërsa vijon të jetë problematike situata në Manavgat dhe Marmaris.