AKTUALITET, 7 Prill 2021, 21:58

Vasili: Koha e Rampallës ka mbaruar! Rampalla bëri qesharake Ushtrinë dhe Policinë

Vasili: Koha e Rampallës ka mbaruar! Rampalla bëri qesharake
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, deklaron se Edi Rama bëri qesharake Ushtrinë dhe Policinë, që lufton me armiq imagjinare dhe përdoret sa herë që i hyn lepuri në bark. “Koha e Rampallës ka mbaruar! Koha e Kushtetutës dhe ligjit po gjëmon. Rampalla bëri qesharake Ushtrinë, që lufton me armiq imagjinare dhe përdoret sa herë që i hyn lepuri në bark. Koha e kthimit të dinjitetit të Ushtrisë po buçet. Rampalla e bëri armike të qytetarëve policinë sa herë që frika i merr shalët. Koha e kthimit të Policisë në mike të qytetarëve dhe ligjit po bubullin. Rampalla është kryefjala e frikacakëve dhe batakçinjve pa atdhe. Referendumi mbarëpopullor i 25 prillit është kryefjala e të rinjve dhe rejave, e burrave dhe grave, që s’ju dridhet syri dhe për atdheun japin gjithçka”, deklaroi Petrit Vasili.

Koha e Rampallës ka mbaruar! Koha e Kushtetutes dhe ligjit po gjemon. Rampalla beri qesharake Ushtrine, qe lufton me...

Posted by Petrit Vasili on Wednesday, April 7, 2021