TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, me anë të një statusi në “Facebook” ka publikuar pamje, të marrjes në ruajtje të Aeroportit “Nënë Tereza” nga ana e ushtrisë. Peleshi thekson se është rritur vigjilenca për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit.
Postimi i Niko Peleshit:
Aeroporti i Rinasit Nënë Tereza është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare. Strukturat tona të Forcave të Armatosura, si pjesë integrale e aeroportit, kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanise së aviacionit civil Albcontrol sha.