TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Roveri robotik “Perseverance”, i cilësuar si “Këmbëngulja” i Agjencisë Hapësinore Amerikane ( NASA) vazhdon eksplorimin në Mars.
Sonda preku planetin e kuq më 18 shkurt. Sipas një postimi të në llogarinë e mediave sociale të NASA -s, të mërkurën pasdite, rover robotik do të vazhdojë eksplorimin e tij derisa të gjejë një pikë ku do të ndalet në rast se zona është e certifikuar si zona kërkimore që ata kanë zgjedhur shkencëtarët.
Sipas NASA, rover robotik ka udhëtuar 70 metra, ndërsa më 6 mars lëvizi 6.5 metra. NASA ka publikuar gjithashtu foto të reja nga lëvizja e sondës.
https://twitter.com/i/status/1369102351978532865
“Perseverance” u ul më 18 shkurt në kraterin “Jezero” për të kërkuar shenja të jetës antike mikroskopike. Roveri është i pajisur me 25 kamera.
Për momentin, shkencëtarët e NASA – s po studiojnë të dhënat e disponueshme për zonën përreth, në mënyrë që të vendosin se cila do të jetë rruga më e mirë për roverin.