AKTUALITET, 1 Shkurt 2020, 20:14

Përfshihet nga flakët servisi në autostradë. Zjarrfikëset nuk ndërhyjnë dot, ka shpërthime

Përfshihet nga flakët servisi në autostradë.

Një servis është përfshirë nga flakët në rrugën Durrës-Shijak.

Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë dhe burime nga zjarrfikësja thonë se po dëgjohen shpërthime.

Deri në këto momente nuk raportohet për persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Zjarrfikëse kanë shkuar në vendin e ngjarjes, por nuk afrohen dot për të lokalizuar flakët për shkak të shpërthimeve.