AKTUALITET, 23 Shtator 2021, 16:14

U zhduk nga radarët/ Avioni rus gjendet i rrëzuar në një rezervat natyror, humbin jetën gjashtë anëtarët e ekuipazhit

U zhduk nga radarët/ Avioni rus gjendet i rrëzuar në një

Është gjetur avioni rus i cili u zhduk ditën e djeshme nga radarët në kufirin me Kinën.

Ministria ruse e Emergjencave në një njoftim zyrtar bën me dije se asnjë nga 6 personat që ishin në bord nuk ka mbijetuar duke shtuar se aeroplani i llojit AN-26 me gjashtë anëtarë të ekuipazhit në bord ishte u zhdukur nga radarët gjatë një “fluturimi teknik”.

Raportet kanë konfirmuar se aeroplani u rrëzua në një rezervat natyror jashtë kryeqytetit rajonal të Khabarovskit, derisa kryente një fluturim në lartësi prej 600 metra.

“Fatkeqësisht, nuk ka të mbijetuar si rezultat i rrëzimit të aeroplanit ushtarak”, thuhet në njoftim.

Guvernatori i rajonit të Khabarovsk, Mikhail Degtyaryov ka identifikuar anëtarët e ekuipazhit si specialistë që vinin nga qytete të ndryshme të vendit.