AKTUALITET, 23 Shtator 2021, 15:31

“Faleminderit për çdo gjë që ke bërë për popullin tonë”/ Osmani takon ish-presidentin Clinton: Kosova është e bekuar me miqtë më besnikë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar sot me ish-presidentin e SHBA-ve, Bill Clinton.

Përmes një postimi në Twitter Osmani  ka falënderuar ish-presidentin Clinton për çdo gjë që ka bërë për Kosovën dhe popullin e saj.

“Të thuash se Kosova është e bekuar me miqtë më të përkushtuar dhe besnikë, do të ishte nënvlerësim. President Bill Clinton faleminderit për çdo gjë që ke bërë për popullin tonë”, ka shkruar Osmani.