AKTUALITET, 23 Shtator 2021, 14:49

Zjarr në Topojë të Fierit, dyshohet i qëllimshëm, në flakë dy godina të pabanuara

Zjarr në Topojë të Fierit, dyshohet i qëllimshëm,

Një zjarr ka rënë në Topojë të Fierit. Flakët kanë nisur nga djegia e hamullave pas korrjes së grurit dhe kanë përfshirë dy godina të pabanuara afër fshatit.

Vatra e zjarrit ka nisur në fushën pranë shtëpisë dhe vijon të përparojë në gjithë territorin.

Dyshohet se zjarri nuk ka qenë rastësor, por i qëllimshëm.