AKTUALITET, 27 Shkurt 2020, 11:05

U vra nga burri, del fotoja, kjo është Hajdije Tasuni, nënë e tre vajzave


Kjo është 59-vjeçarja Hajdije Tasuni, nënë e tre vajzave që u masakrua nga bashkëshorti i saj ditën e djeshme.

Pavarësisht një jete të tërë në një krevat e tre vajza të rritura e të martuara, Ruzhdi Tasuni nuk ka ndjerë pikë mëshire duke e qëlluar bashkëshorten e tij me hekurin e qepenit të dyqanit e duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja e ndodhur dje rreth mesditës në sheshin “Azem Hajdari” në Durrës tronditi të madh e të vogël.

Britmat e vajzës së çiftit që kërkonte nënën dëshmitarët i kanë ende në vesh.

Autori u arrestua pak minuta pas ngjarjes dhe në polici rrëfeu krimin makabër duke thënë se sherri kishte nisur për dyqanin e metrazheve, të cilin donte ta shiste.