TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Është rritur numri i vīktimave dhe i të infektuarve me koronavirus në të gjithë botën.
Deri më tani, sipas të dhënave, janë regjistruar mbi 18 milionë të infektuar, ndërsa 688,939 persona kanë ndërruar jetë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi me numrin më të lartë të personave të infektuar dhe personave që kanë ndërruar jetë.
Deri më tani në SHBA janë konfirmuar me Covid 4 764 318 dhe 157 898 kanë ndërruar jetë.
I dyti në botë si vendi më i prekur nga Covid është Brazili me 2.7 milionë raste dhe India me rreth 1.7 milionë prej fillimit të pandemisë.
Meksika ka zëvendësuar Britaninë duke u renditur e treta në botë për nga numri i vdekjeve nga COVID-19.
Në Meksikë kanë ndërruar jetë mbi 47 mijë vetë.
Ndërsa në Shqipëri janë konfirmuar të infektuar me Covid 5,396 mes të cilëve kanë ndërruar jetë deri tani 161 persona.