LIFESTYLE, 30 Tetor 2018, 18:46

U tha se u nda nga e dashura, Rezart Veleshnja tregon të vërtetën mbi lidhjen e tij

Aktori i njohur i humorit shqiptar, Rezart Veleshnja, disa ditë më parë i prezantoi publikut të dashurën e tij. Në foton që ai hodhi me personin e zemrës, aktori shkruante në përshkrim “Të dua zemra ime”.

Mirëpo, vetëm pas tre ditësh nga publikimi i fotos, Rezarti e fshiu atë dhe shumë menduan se shkak ishte bërë fakti që ai ishte ndarë nga vajza.

Së fundmi, Rezarti ka qenë i ftuar në “Shiko kush luan”, prej nga ku ka treguar arsyen që e mori vendimin për të fshirë foton.

“Foton e hodha thjesht për të dhënë lajmin. Pastaj, unë kam hedhur shumë foto me femra të tjera në Instagram dhe s’më ka dhembur. Atë e hoqa se sikur s’po më pëlqente që po e ndaja me burra të tjerë që kam në Instagram. Atë që dua, e dua vetë”, u shpreh Rezarti.