LIFESTYLE, 29 Tetor 2018, 19:44

Mbreti i ri i Instagramit

Mbreti i ri i Instagramit

Cristiano Ronaldo është tani personi më i ndjekur në Instagram.

Ylli i futbollit 33-vjeçar ja ka kaluar  Selena Gomez në platformën e mediave sociale, me një total prej 144,320,746 ndjekës në Instagram. Gomez, 26 vjeç, e cila më parë mbajti titullin për më shumë se dy vjet, tani është mbrapa Ronaldos me 144,312,745 ndjekës të Instagram. Por ne mendojmë se Gomez nuk do të marrë shumë keq këtë gjë, siç i tha ndjekësve të saj muajin e kaluar, ajo po bën një pushim nga perdorimi i rrjeteve sociale.

"Po bëj një pushim të vogël nga rrjetet sociale. Përsëri", shkroji ajo në Instagram në shtator. "Jam shumë mirënjohëse për zërin që mediat sociale u japin secilit prej nesh. Unë jam po aq mirënjohëse për mundësinë që më jepet për të jetuar jetën time të lirë dhe në privatësi. Shpresoj të kem mirëkuptim dhe inkurajim, mos harroni - komentet negative mund të lëndojnë ndjenjat e kujtdo''.