TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Si është trupi i një femre perfekte? Sa duhet të jetë e gjatë? Si duket t’i ketë këmbët? Me bel të hollë apo pa formë? Çfarë tiparesh duket të ketë në fytyrë?
Këto janë vetëm disa prej pyetjeve që kanë munduar njerëzimin prej kohësh, se si mund të duket një femër perfekte.
Nëse për fytyrën janë krijuar imazhe kompjuterike që saktësojnë çdo tipar, për trupin e një femre ka gjithnjë debat.
Mirëpo, pas një studimi të fundit nga Universiteti i Teksasit, mund të thuhet se është zbuluar trupi perfekt. Për kërkuesit e këtij universiteti, trupi perfekt i një femre duhet të jetë 1.68 metra i gjatë.
Nuk është as i dobët as mbipeshë, por me forma, hiç më pak se sa trupi i Kelly Brook, e cila e mban ende këtë fron. Përmasat e prezantueses britanike kanë 99-63-91 – dhe Kelly Brook nuk ka bërë asnjë ndërhyrje plastike.
Edhe pse Brook shton apo humbet kilogramë herë pas here, ajo mbetet më e preferuara për format e saj. Nëse u zhgënjyer që pjesë e fronit nuk janë Kardashianët, na vjen keq por profesionistët zgjedhin Kelly-n.
/TPZ.AL/