LIFESTYLE, 21 Qershor 2018, 11:12

“U rrëzuam”! Era Istrefi tregon peripecitë për xhirimin e klipit të ri në Xhamajkë

Era Istrefi hyri në histori duke u bërë këngëtarja e parë me origjinë shqiptare, që bëhet pjesë e këngës zyrtare të Kampionatit Botëror të futbollit.

Pasi përfundoi me sukses këngën “Live it Up”, që do të performohet në finalen e Kupës së Botës në Rusi, udhëtoi në Xhamajkë për xhirimet e klipit të këngës së saj më të re “Prisoner”.

Me ritme “reggae”, këngëtarja nuk mund të kishte zgjedhur vendndodhje më të mirë për xhirimin e videoklipit.

Nëpërmjet një postimi në Instagram, këngëtarja tregon se xhirimet nuk kanë qenë aspak të lehta, madje aktori protagonist është rrëzuar disa herë.

“Shepherd Sheldon është aktori në klipin “Prisoner”, e cila do të publikohet së shpejti. Ramë nga skuter, u bëmë pis, e pësuam, por në fund ia vlejti e gjitha”, shkruan Era krahas fotos me aktorin.